Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 28 të vrarë në Gaza të dielën

Lufta ne Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve izraelite gjatë natës të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës në Gaza, ka bërë të ditur Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës.

Zëdhënësi i agjencisë civile, Mahmud Bassal ka thënë se të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm ajror në një shtëpi në Deir al-Balah, një qytet në Gazën qendrore, që i përket familjes Abu Samra, raporton The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bassal ka thënë se tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë në një sulm në shkollën “Musa Bin Nusayr”, e cila po përdorej si një strehë për palestinezët e zhvendosur nga lufta. 

Bassal ka thënë se një sulm ajror izraelit gjatë natës ka lënë të vdekur tre persona në qytetin jugor të Rafah, dhe një sulm me dron këtë mëngjes goditi një veturë në qytetin e Gazës, duke vrarë katër persona.

Ndërkohë, teksa këtë vit kanë dështuar disa runde bisedimesh për arritjen e një armëpushimi në Gaza, Gjermania dhe Katari kanë intensifikuar përpjekjet kohëve të fundit për të arritur një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit e cila përveç që do t’i jepte fund luftës 14-mujore, do të çonte edhe në lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen në Gaza.

Një zyrtar palestinez i përfshirë në këto bisedime, ka thënë se ato janë 90 për qind të kryera, por mbesin disa çështje shumë të rëndësishme për t’u dakorduar.