Protestuesit të zemëruar pasi policia qëlloi fatalisht një 17-vjeçar në Francë, dogjën vetura e u vuan flakë ndërtesave në periferi të Parisit, ndërsa trazira pati edhe në qytete tjera në Francë përkundër rritjes së sigurisë dhe thirrjeve për qetësi nga presidenti Emmanuel Macron, raporton agjencia AP.
17-vjeçari Nael u vra të martën gjatë një kontrolli trafiku. Video e ngjarjes shokoi Francën, ndërsa nxiti protesta masive.
Përleshjes mes protestuesve dhe Policisë së pari shpërthyen të martën mbrëma në Nanterre të Parisit, ku Nael u vra.
Qeveria e Francës vendosi 2000 policë për ta mbajtur rendin të mërkurën, por në mbrëmje shpërtheu sërish dhuna.
Policia dhe zjarrfikësit kanë luftuar për të vënë nën kontroll protestuesit dhe për të shuar zjarrin që u përhap nëpër shkolle, stacione policore, ndërtesa të komunës dhe ndërtesa tjera publike.
Edhe
Franca në zjarr, gati 1,000 të arrestuar
Policia e Francës në raportin e të enjtes ka njoftuar për zjarre në disa qytete gjatë natës të së mërkurës, duke folluar nga Toulouse në jug deri në Lille në veri.
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar rreth 150 persona, ndërsa më tepër se gjysma e tyre u arrestuan në rajonin e Parisit.
Numri i të lënduarve nuk është bërë i ditur menjëherë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur një takim emergjent të sigurisë të enjten, për të diskutuar për dhunën.
Shumë vetura u dogjën në Nanterre dhe protestuesit gjuajtën me fishekzjarrë e me gurë në drejtim të policëve. Policia përdori gaz lotsjellës për ta larguar turmën.
Edhe
Trazirat në Francë lehtësohen, pritet takim mes kryebashkiakëve
Zyrtari policor, që akuzohet se vrau 17-vjeçari Nael, gjendet në paraburgim. Ai përballet me akuza për vrasje.
Nëna e Naelit bëri thirrje për një marsh të heshtur të enjten për nder të birit të saj. Marshi është paraparë të mbahet në vendin ku u vra Naeli.