Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 14 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur dhe 46 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketë, të premten mbi Odesa, në jug të Ukrainës.

Një raketë e parë goditi shtëpitë dhe kur ekuipazhet e emergjencës mbërritën në vendngjarje ra një raketë e dytë, thanë autoritetet. Mes të vrarëve ishte një ndihmës dhe një punonjës i shërbimit të urgjencës, raportoi AP.

Sulmi ndodhi ndërsa rusët kanë nisur të votojnë në zgjedhjet presidenciale që është e sigurt se do të zgjasin sundimin e Vladimir Putinit edhe me gjashtë vjet të tjera pasi ai shtypi disidencën ndërsa lufta në Ukrainë shtrihet në vitin e saj të tretë.

Të paktën 10 shtëpi në Odesa dhe disa pajisje të shërbimit të urgjencës u dëmtuan në sulmin, i cili shkaktoi një zjarr të madh, sipas Shërbimit të Urgjencës të Ukrainës dhe guvernatorit rajonal Oleh Kiper.

Taktika e gjuajtjes së një rakete të dytë në të njëjtin vend, me qëllim goditjen e shpëtimtarëve, njihet në terma ushtarakë si një goditje e dyfishtë. Sulme të tilla shpesh godasin civilët.

Artikuj të ngjashëm