Të paktën 10 policë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga militantët në një sulm të hënën, në një stacion policie në veriperëndim të Pakistanit, ndërsa dhuna eskaloi përpara zgjedhjeve të përgjithshme këtë javë, ka raportuar Reuters.
Rreth orës 3 të mëngjesit, militantët sulmuan stacionin e policisë me snajper dhe më pas hynë në ndërtesë, kanë thënë oficerët e policisë në rajonin Draban të Pakistanit në provincën Khyber-Pakhtunkhwa.
“Pasi hynë në ndërtesë, terroristët përdorën granata dore, të cilat u shkaktuan viktima policisë” ka thënë Malik Anees ul Hassan, zëvendës mbikëqyrës i policisë në Draban.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte pas sulmit dhe nëse sulmi kishte lidhje me zgjedhjet.
Të mërkurën një kandidat i asamblesë kombëtare u qëllua për vdekje në Khyber-Pakhtunkhwa. Në të njëjtën ditë, një tjetër lider politik u qëllua për vdekje në zyrën zgjedhore të partisë së tij në provincën Balochistan. Të martën, një sulm me bombë pas një tubimi zgjedhor vrau katër persona në Balochistan. Shteti Islamik mori përgjegjësinë.
Pakistani ka parë rigjallërim të sulmeve nga militantët islamikë, veçanërisht sulme që shënjestrojnë personelin e sigurisë së vendit, që nga viti 2022, kur u prish armëpushimi midis talebanëve pakistanezë dhe qeverisë.
-
Vriten disa ushtarë nga një sulm vetëvrasës në një post ushtarak në Pakistan
-
Të paktën 24 të vdekur nga dy shpërthime në Pakistan pak para zgjedhjeve
-
22 policë të vdekur në sulmin vetëvrasës në një stacion policie në Pakistan
-
Nëntë oficerë sigurie u vranë në një sulm vetëvrasës në Pakistan
-
Së paku 7 të vrarë në Pakistan, talebanët ashpërsojnë sulmet