Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 10 të vrarë dhe 15 të plagosur nga një sulm në Donetsk

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kompani të kimikateve në Avdiivka, ka thënë të martën  guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Kyrylenko ka thënë se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës pas ndërrimeve të tyre kur filloi bombardimi, raportoi BBC-ja.

“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, ka shtuar ai.

Fabrika e kimikateve Avdiivka është në Ukrainën lindore, ku Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të operacionit të saj të luftës.