Botë

Të mbijetuarit e Holokaustit përdorin rrjetet sociale për të shpërndarë përjetimet e tyre

Të alarmuar për rritjen e antisemitizmit në internet gjatë pandemisë, të mbijetuarit e holokaustit po dalin në rrjetet sociale me përjetimet e tyre se si gjuha e urrejtjes hapi rrugën për vrasjet masive.

Me video të shkurta të historive të tyre, pjesëmarrësit në fushatën “#ItStartedWithWords” shpresojnë të edukojnë njerëzit se si nazistët përdorën fushatë tinëzare për të margjinalizuar hebrenjtë – vite përpara krijimit të kampeve të përqendrimit për të pasuar me vrasjet, raporton AP.

Plani është që të lëshohen gjashtë video individuale dhe përmbledhje në Facebook, Instagram dhe Twitter, pasuar me një video në javë. Postimet do të përfshijnë një lidhje me një faqe e cila përmban më shumë burime informatash, duke përfshirë më shumë dëshmi dhe materiale.

“Nuk kanë mbetur shumë prej nesh që dalin hapur dhe që flasin, jemi pak në numër, por zërat tanë po dëgjohen”, ka thënë Sidney Zoltak, i mbijetuar nga Polonia, i cili këtë vit mbushë 90 vjet.

Charlotte Knobloch, e cila është lindur në Munich më 1932, rikthen në kujtesë përmes videos se fqinjët e saj papritmas kishin ndaluar fëmijët e tyre të luanin me të apo me hebrenj të tjerë.