Të gjitha institucionet shëndetësore dhe spitalet në rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, janë shkatërruar nga forcat ruse, ka thënë të enjten kreu i administratës shtetërore të këtij qyteti, Sergey Gaidai.
“Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë midis Rusisë dhe Ukrainës, çdo institucion mjekësor në rajonin tonë është bombarduar”, ka shkruar Gaidai në Facebook, raportoi CNN-i.
Ai ka postuar disa fotografi të spitalit të dëmtuar në Rubizhne, të cilin e ka përshkruar si objekt mjekësor të ri dhe të mbushur me pajisje të teknologjisë së lartë.
Gaidai ka akuzuar kryemjekun e atij spitali për tradhti, pasi u pajtua me deklaratën e Rusisë se forcat ukrainase qëndronin pas shkatërrimit të atij objekti.