Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Forcat ruse shkatërruan qytetin Bakhmut

Forcat ruse kanë "shkatërruar" qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa ushtria e Ukrainës raportoi sulme me raketa ajrore në pjesë të shumta të vendit.

Betejat e fundit të luftës nëntë mujore e gjysmë të Rusisë në Ukrainë janë përqendruar në katër provinca, që presidenti rus Vladimir Putin, pretendoi ilegalisht se i kishte aneksuar në fund të shtatorit, raportoi Associated Press.

Luftimet tregojnë luftën e Moskës për të vendosur kontrollin e rajoneve dhe vendosmërinë e Ukrainës për t'i rimarrë ato.

Zelensky ka thënë se situata “mbetet shumë e vështirë” në disa qytete të vijës së frontit në provincat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore.

Së bashku, provincat përbëjnë Donbasin, një rajon industrial i shtrirë në kufi me Rusinë që Putin e identifikoi si një fokus që në fillim të luftës, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar që nga viti 2014.

Edhe Rusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës Botë Rusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës

“Bakhmut, Soledar, Maryinka, Kreminna. Për një kohë të gjatë, në tokën e këtyre zonave nuk ka mbetur asnjë vend banimi që nuk është dëmtuar nga predha dhe zjarri”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës të premten.

“Okupatorët në fakt shkatërruan Bakhmutin, një qytet tjetër të Donbasit që ushtria ruse e ktheu në gërmadha të djegura”, ka shtuar ai.