Eric Trump ka dëshmuar para gjykatës se kurrë nuk ishte përfshirë ose në dijeni të deklaratave financiare, me të cilat, prokurorët e shtetit të New Yorkut pretendojnë se janë fryrë financat dhe vlera e biznesit familjar të Donald Trumpit. I biri i tij ka bërë përpjekje që të qartësohet, sepse pas dëshmisë se kurrë nuk ishte i përfshirë, në gjykatë janë prezantuar emailat me të cilat konfirmohej përfshirja e Eric Trumpit në këto deklarata financiare.
Ai është arsyetuar se organizata e tyre është e madhe dhe se ka deklarime financiare, por që në ato nuk ka punuar asnjëherë.
Eric Trump ka dëshmuar pas vëllait të tij Donald Trump Jr në procesin gjyqësor për mashtrim.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të dëshmojë të hënën. Ndaj tij po zhvillohen edhe disa procese të tjera gjyqësore në lidhje me qëndrimet e tij për manipulim të zgjedhjeve presidenciale.
-
Eric Trump thotë se presidenti amerikan ka përqafuar revolucionin digjital
-
Trumpi shpallet fajtor në gjyqin historik
-
Ish – avokati i Trumpit dëshmon në gjyqin për paratë e heshtura
-
Prokurorët thonë se Trumpi tentoi “të korruptojë” për zgjedhjet e vitit 2016
-
Dhjetëra kandidatë për trup gjykues në rastin kundër Trumpit thonë se s’mund të jenë të paanshëm