Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen po dëshmon në një gjykatë të Nju Jorkut në gjyqin historik ndaj ish-presidentit.
Cohen pretendon se Trump i tha atij të përgatitej për “shumë gra” që mund t’i dilnin përpara kur ai të hynte në garën presidenciale.
Cohen e kishte paguar yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels 130 mijë dollarë që ajo të mos fliste para zgjedhjeve të 2016-ës rreth pretendimeve se ajo dhe Trumpi kishin pasur marrëdhënie seksuale në vitin 2006.
Trump akuzohet se është përpjekur të mbulojë pagesat që ka bërë për të, duke i regjistruar ato me mashtrim në të dhënat e tij të biznesit.
Cohen dikur ishte aleati i ngushtë i Trumpit, por tani ata janë armiq të përbetuar dhe të dy janë kritikuar për komentet e bëra për njëri-tjetrin në mediat sociale.
Trump është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për mashtrim dhe gjithashtu mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me aktoren Daniels.
-
Trumpi shpallet fajtor në gjyqin historik
-
Avokati i Trumpit e quan Cohenin “gënjeshtari më i madh i gjitha kohërave”
-
Stormy Daniels do të vazhdojë dëshminë kundër Trumpit të enjten
-
Stormy Daniels dëshmoi në gjykatë për lidhjen e pretenduar me Trumpin
-
Stormy Daniels pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Trumpit