Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels do të përballet me pyetje të vështira nga avokatët e Donald Trumpit të enjten, derisa ata po përpiqen që të zbulojnë të vërtetën e historisë dhe marrëdhënies mes saj dhe ish-presidentit amerikan.
Gjatë dhënies së dëshmisë të martën, Daniels ka pranuar se ajo nuk ka thënë gjithmonë të vërtetën sa i përket takimit me Trumpin, si dhe e ka pranuar se ka refuzuar t’i paguajë Trumpit shumën prej më shumë se 500 mijë dollarësh për shpifje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaniels nuk ka dhënë shpjegim të qartë se pse e la Trumpin që ta paguante në këmbim të heshtjes së saj.
Ajo e ka pranuar se e urrente Trumpin dhe ka thënë se donte ta shihte të burgosur nëse shpallet fajtor.
Avokatët e Trumpit kanë thënë se Daniels ka ofruar detaje të panevojshme siç ishte pretendimi i saj se Trumpi nuk përdori prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale.
Dëshmia e Daniels e frustroi Trumpin, i cili në një moment u duk se e quajti atë “gënjeshtare”, gjë që bëri që gjyqtari Juan Merchan t’i tërhiqte vërejtjen, raporton Reuters.
Trump, i cili kandidon sërish për president në zgjedhjet e 5 nëntorit, është deklaruar i pafajshëm për 34 akuzat që rëndojnë mbi të për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe gjithashtu mohon të ketë pasur marrëdhënie më Stormy Daniels.