Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, për të diskutuar mbi tarifat e vendosura së fundmi nga presidenti amerikan, Donald Trump, kanë konfirmuar tre zyrtarë izraelitë për agjencinë e lajmeve Reuters të shtunën.
Të dy liderët kishin biseduar në telefon ditën e enjte, me Netanyahun që ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Hungari.
Përveç tarifave, raportohet se çështjet e tjera për diskutim janë lufta në Gaza dhe programi bërthamor i Iranit.
Nga vendimi i fundit mbi masat e reja tregtare, mallrat me origjinë izraelite përballen me tarifa prej 17 për qind. Shtetet e Bashkuara janë aleati më i ngushtë dhe gjithashtu partneri më i madh tregtar i Izraelit.
Netanyahu do të jetë lideri i parë i huaj që takohet me Trumpin për të negociuar rreth një marrëveshjeje që largon tarifat. E për të, kjo është hera e katërt që ai udhëton drejt SHBA-së, që nga fillimi i luftës në Gaza.
-
Trumpi pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve në rritje me Iranin
-
Trumpi fton për të katërtën herë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë
-
Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë
-
Zelensky e Netanyahu takojnë Trumpi teksa luftërat në Ukrainë e Iran vazhdojnë
-
Sipas Netanyahut, biseda me Trumpin ishte “një prej më të mirave”