Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar të martën në mbrëmje se do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë muaj.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Netanyahu i është referuar një telefonate me Trumpin të hënën, duke thënë se ai e kishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe se kjo do të ndodhte brenda dy javësh.
Netanyahu është planifikuar të udhëtojë për në Nju Jork fundjavën e ardhshme për fjalimin e tij vjetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe ka thënë se planifikon të shkojë në Uashington pas fjalimit të tij.
Kjo do të jetë vizita e tij e katërt në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i mandatit të dytë të Trumpit.
Netanyahu ka thënë se ka zhvilluar disa telefonata me Trumpin që nga sulmi i paprecedentë i Izraelit në Doha javën e kaluar, duke i përshkruar të gjitha si "të shkëlqyera".
-
Trumpi pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve në rritje me Iranin
-
Trumpi pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë përpara planin e Gazës
-
Trumpi e Netanyahu zhvillojnë bisedë të tensionuar telefonike për Iranin
-
Netanyahu takohet me presidentin e Libanit
-
Netanyahu e Trumpi flasin për një marrëveshje të mundshme me Iranin