Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takua të enjten me ministrin rus të punëve të Jashtme, i cili qëndroi në Phenian në një vizitë në të cilën Moska shpreson të ritheksojë rolin e saj si një forcë që do të llogaritet përpara takimit të pritur të Kim me presidentin amerikan, Donald Trump në Singapor muajin e ardhshëm.
Moska ka mbetur anash derisa Kim-i shtriu një komunikim të fuqishëm diplomatik me Seulin, Pekinin dhe Washingtonin gjatë disa muajve të kaluar. Por vizita e Sergey Lavrov lë të kuptohet se Rusia dëshiron të sigurohet se është e informuar për synimet e Koresë së Veriut dhe se ajo është e ndërgjegjshme për shqetësimet e Moskës.
Lavrov i përcolli "përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta" të presidentit Vladimir Putin për "përpjekjet e mëdha" të Kimit në Gadishullin Korean. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Moskës për një marrëveshje që Kimi arriti me presidentin e Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, në një takim muajin e kaluar, që u përqendrua në masat për të ulur armiqësitë dhe për të rritur shkëmbimet mes dy Koreve.
Në një video nga fillimi i i takimit shihet ministri Lavrov duke e ftuar Kim Jong Unin për një vizitë në Moskë dhe duke e përgëzuar atë për shumë projekte në kryeqytetin e tij.
Sipas medies ruse, ai diskutoi rrugët e thellimit të marrëdhënieve gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ri Yong Ho.
“Mirëpresim kontaktet që janë vendosur muajve të fundit ndërmjet Veriut e Jugut dhe ndërmjet Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara", tha ministri Lavrov. “Mirëpresim takimin që u zhvillua ndërmjet Phenianit dhe Seulit sikurse edhe takimit të planifikuar ndërmjet Koresë së Veriut dhe udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara".
Edhe
Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Ai theksoi mbështetjen ruse për çarmatimin bërthamor dhe përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme e afatgjate në rajon, por tha se Moska beson që sanksionet mund të lehtësohen derisa zhvillohet procesi, ndryshe nga qëndrimi amerikan se fillimisht duhet të ndodhë çarmatimi bërthamor.
"Është absolutisht e qartë se kur të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve bërthamore dhe problemeve tjera në gadishullin korean, të nisemi nga fakti se vendimi nuk mund të jetë i plotë derisa sanksionet janë ende në fuqi", tha ai.
-
Lavrov takohet me homologen verikoreane, Pyongyangu rikonfirmon mbështetjen për Rusinë
-
Kryediplomati rus mbërrin në Korenë e Veriut për takime të nivelit të lartë
-
Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë “partneritet ndihme” nëse sulmohen
-
Kim Jong Un thotë se Koreja e Veriut e përkrah plotësisht "operacionin e Rusisë në Ukrainë"