Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajvani zotohet për kundërsulm nëse forcat kineze i hyjnë në territor

Tajvani ka thënë të mërkurën se do të niste kundërsulm në rast se ushtria kineze do të futet në hapësirën e tij territoriale nga deti ajo ajri.

Kina pretendon se shteti demokratik është pjesë e territorit të saj dhe është zotuar se do ta marrë me forcë nëse është e nevojshme, raportoi DW.

Tensionet janë të larta mes të dyjave pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve e SHBA-së, Nancy Pelosit, në Tajvan pavarësisht paralajmërimeve nga Pekini që të mos e bënte një gjë të tillë.

Pas vizitës, Kina dërgoi luftanije, raketa e avionë në ujëra dhe qiell drejt Tajvanit për një javë, me Tajvanit që e dënoi këtë si paraqitje të forcës në përgatitje për pushtim nga Kina.

Ushtria tajvaneze ka thënë se po përgatitet po ashtu për kundërsulm të mundshëm.

Tajvani gjuajti disa të shtëna paralajmëruese të martën ndaj një droni kinez që fluturoi në zonën Kinmen e cila është e ndaluar.