Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se do të ndryshojë politikën ushtarake ndaj Kinës, veçanërisht nëse Pekini drejton avionët luftarakë në ishull, shkruan Reuters.
Ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng, duke folur para parlamentarëve në Tajvan, ka thënë se kërcënimi që vjen nga inkursioni i fundit i avionëve kinezë në hapësirën ajrore është në fakt një përshkallëzim, prandaj Tajvani duhet të reagojë dhe të ndryshojë politikën e tij.
“Ne kemi thënë në të kaluarën se nuk do të ishim të parët që do të sulmonim, që do të thoshte se nuk do të gjuanim të parën pa gjuajtur Kina fillimisht predha apo raketa”, ka thënë ministri.
Megjithatë, për shkak të inkursioneve disa-javore të avionëve luftarakë kinezë, ministri tajvanez thekson se ky përkufizim duhet të ndryshojë.
"Tani përkufizimi ka ndryshuar qartë sepse Kina përdor mjete të tilla si dronët. Prandaj, ne duhet të rregullojmë politikën dhe do të konsiderojmë çdo lëvizje të njësive ajrore kineze në hapësirën e Tajvanit si një goditje të parë", ka shtuar ministri.
Edhe
Kina: Japonia na kërcënon ushtarakisht
Megjithatë, ministri i Mbrojtjes nuk specifikoi se si do të reagojë Taipei nëse avionët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës shkelin kufirin 22.2 kilometra nga bregu i ishullit.
Në dy muajt e fundit, Kina kreu një sërë sulmesh me avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit dhe aktivitetet ushtarake u intensifikuan veçanërisht pas mbërritjes së zyrtares amerikane Nancy Pelosi, të cilën Pekini e përcaktoi si kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës.
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin
-
Tajvani mbetet në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve të Kinës rreth ishullit
-
Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar bllokadën në portet kryesore