Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit më 17 shtator dhe shumica e tyre kanë kaluar vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, thanë autoritetet e Tajvanit, raporton agjencia “AFP”. Sipas autoriteteve, fluturaket kineze kanë kryer misione të paspecifikuara “me rreze të gjatë veprimi”.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 20 avionë u detektuan mëngjesin e së dielës, të cilat kaluan vijën që ndan Tajvanin nga Kina dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit vetëqeverisës. Sipas Tajvanit, fluturaket hynë në pjesën juglindore të ishullit.
Ministria e Mbrojtjes, përmes një deklarate, ka shtuar se është duke monitoruar situatën përmes avionëve dhe anijeve patrulluese.
Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe një ditë do ta marrë nën kontroll, qoftë edhe duke përdorur forcën nëse është e nevojshme. Kina ka rritur aktivitetin ushtarak dhe presionin diplomatik ndaj ishullit viteve të fundit, përderisa raportet mes Tajvanit dhe Pekinit janë përkeqësuar.
-
Tensione në Tajvan, Kina i afron 43 avionë ushtarakë pranë ishullit
-
Tajvani pretendon se në zonën e tij detektoi 22 avionë luftarakë kinezë dhe 20 luftanije
-
Kina dërgon avionë luftarakë si asnjëherë më parë drejt Tajvanit
-
Tajvani raporton për numër rekord avionësh në stërvitjet ushtarake kineze
-
Kina vazhdon stërvitjet ushtarake afër Tajvanit