Tajvani ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit ka detektuar 22 avionë ushtarakë kinezë dhe 20 anije në zonën e tij. Kjo ka ndodhur në kohën kur Pekini ka rritur aktivitetin ushtarak në zonë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 13 nga avionët ushtarakë kinezë, kishin kaluar vijën e kufirit jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit.
Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja lundruan me anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, derisa Kina po shfaq pretendimet e saj territoriale.
Të hënën, një formacion detar i Kinës i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Shandong lundroi rreth 110 kilometra në juglindje të Tajvanit.
Sipas mediave shtetërore kineze, anija pritej të kryente stërvitje duke simuluar sulme me avionë, nëndetëse dhe anije luftarake./ AP
-
Tensione në Tajvan, Kina i afron 43 avionë ushtarakë pranë ishullit
-
Tajvani detekton afër 30 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit
-
Kina dërgon avionë luftarakë si asnjëherë më parë drejt Tajvanit
-
Tajvani mbetet në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve të Kinës rreth ishullit
-
Tajvani raporton për numër rekord avionësh në stërvitjet ushtarake kineze