Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajlandë, gjendet në frigorifer trupi i biznesmenit gjerman

Policia tajlandeze ka njoftuar të martën se trupi i copëtuar i një biznesmeni gjerman 62-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej një jave, është gjetur në frigoriferin e një shtëpie në jug të Tajlandës, raporton agjencia AP.

Shefi i policisë në qytetin Nong Prue ka theksuar se trupi i Hans-Peter Mackut u gjet rreth orës 23:00 të hënën.

Hetuesit e kanë gjetur trupin duke përdorur pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Policia kishte gjetur se në llogarinë bankare të Mackut mungonte një sasi e madhe parash, e cila sipas tyre ishte e lidhur me krimin.

Ata janë në kërkim të disa të dyshuarve, shtetas gjermanë dhe tajlandez.