Supermani, Hirushja, Minionët e Mickey Mouse ishin në mesin e karaktereve të filmave, filmave vizatimorë e përrallave që kanë përshëndetur fëmijët në qendrën e vaksinimit kundër COVID-19 në Pragë në fundjavë, në mënyrë që të qetësojnë ata derisa vaksinohen, raporton EuroNews.
Çekia është duke u munduar të rrisë numrin e të vaksinuarve, ndërsa varianti Omicron ka nisur të përhapet më të madhe në Evropë.
Fëmijët e moshës nga 5 deri 11 vjet kanë të drejtë të vaksinohen në Çeki, ndërsa stafi në qendrën e vaksinimit është veshur me kostume të karaktereve për të ndihmuar fëmijët që të mos shqetësohen.
“Ne kemi menduar se do të ishte më mirë të kemi një ditë vetëm për fëmijët”, ka thënë Nikola Melicharova, një punonjëse në qendrën e vaksinimit në Pragë që vendosi të vishej si Borëbardha. “Pasi që fëmijët janë zakonisht të frikësuar nga vaksinimi, ne kemi vendosur që të kemi një ditë të përrallave e të bëhet pak më e këndshme për fëmijët”.
Rreth 62.4 për qind e popullatës prej 10.7 milionë banorëve në Çeki janë vaksinuar plotësisht, krahasuar me 68.6 për qind sa është shifra mesatare në Bashkim Evropian.
Çekia ka filluar të vaksinojë fëmijët e moshës 5-11 vjet nga mesi i dhjetorit. Deri të premten janë administruar 27 mijë doza të vaksinës për fëmijët e kësaj grupmoshe.
-
Fëmijët francezë presin në radhë për vaksinim
-
Rreth 200 fëmijë të imunizuar në tërë Kosovën për COVID-19, fluks rastesh me koronavirus
-
Dozat e vaksinimit te fëmijët në Uashington me ritëm të ngadalshëm
-
Britania ofron vaksina për fëmijët e moshave 5-11 vjeç
-
SHBA-ja i bie pishman për vaksinimin e fëmijëve nën 5 vjeç