Botë

Sulmohet bashkëshorti i Nancy Pelosit

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi është “sulmuar dhunshëm” pas një depërtimi në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht, tha një zëdhënës, raportoi BBC-ja të premten.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit nuk dihet.

Pelosi nuk ishte në shtëpinë e San Franciskos kur incidenti ndodhi të premten në mëngjes.

“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i demokrates së lartë.

Çifti janë të martuar që nga viti 1963.

Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencë, pas zëvendëspresidentes, Kamala Harris.