Dy gazetarë italianë dhe korrespondentë lufte, Claudio Locatelli dhe Niccolò Celesti, deklaruan se u “shënjestruan qëllimshëm” nga forcat e armatosura ruse në Kherson, raportoi TheGuardian të mërkurën.
Locatelli, reporter i pavarur që mbuloi luftën në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus, deklaroi se makina e tij ishte targetuar nga trupat ruse dhe sulmi ndodhi nga bregu lindor i lumit Dnieper.
“Makina jonë ishte shënjestruar siç duhet”, shtoi ai. S’kishte njeri tjetër përreth. Duke marrë parasysh vendndodhjen e trupave dhe dinamiken e granatimeve, ishte një sulm i synuar. Nuk ka asnjë justifikim për sulmuar mediat”, deklaroi ai.
Predha dëmtoi veturën e Locatellit, derisa ai mori një lëndim në fytyrë.