Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmi në Paris, një polic i vrarë

Një polic ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një incident që ka ndodhur në sheshin Champs Elysees në Paris, kanë njoftuar mediat franceze.

Sipas raportimeve, sulmuesi që ka plagosur policët është qëlluar për vdekje.

Policia ka njoftuar se sulmuesi kishte qëlluar drejt policëve teksa ishte ndalur me makinë në një semafor.

Reuters raporton se policia ka kërkuar që të shmanget gjithë hapësira nga qytetarët.

Sipas raportimeve të Reutersit, edhe një polic tjetër ka vdekur, por kjo është mohuar nga një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.