Botë

Sërish të shtëna në Paris

Reuters raporton se janë dëgjuar sërish të shtëna armësh në Champs Elysee të Parisit, një orë pasi një polic u qëllua për vdekje.

Një polic tjetër është plagosur nga sulmi i parë, ndërsa për të dytin akoma nuk ka informata të konfirmuara nga policia. Policia ka qëlluar për vdekje sulmuesin.

Zyra për kundër-terror ka nisur hetimet lidhur me rastin.