Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë thënë në hetimin e tyre në lidhje me sulmin e së hënës mbi spitalin Nasser në Gazën Jugore, se trupat izraelite kishin vërejtur një kamerë që ishte pozicionuar nga Hamasi në zonën e spitalit.
Në deklaratën e hetimit thuhet se kamera, “përdorej për të vëzhguar aktivitetin e trupave të IDF-së”.
“Në dritën e kësaj, trupat kanë operuar duke e sulmuar dhe shkatërruar kamerën dhe hetimi ka treguar se trupat kanë vepruar në këtë mënyrë për ta eliminuar kërcënimin” vazhdon deklarata.
Të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmit.
Disa prej gazetarëve të vrarë punonin për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve si Reuters dhe Associated Press.
-
Turqia e quan sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Gazë “sulm ndaj lirisë së shtypit”
-
Vdes edhe gazetari i pestë si pasojë e sulmit izraelit në Gazë
-
Izraeli godet spitalin në jug të Gazës, të paktën 15 të vdekur
-
Vriten pesë gazetarë të Al Jazeera's në sulmin izraelit në Gazë
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite