Një sulm ajror izraelit në jug të Libanit ka lënë të vrarë tre gazetarë që po raportonin mbi përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Televizioni i Hezbollahut, al-Manar, njoftoi se korrespondenti i tij i kahershëm, Ali Shoeib, u vra gjatë sulmit në jug.
Në ushtrinë izraelite deklaruan se e shënjestruan Shoeibin, duke pretenduar se ai ka qenë një operativ i inteligjencës së Hezbollahut porse për këtë nuk paraqitën prova.
E televizioni pan-arab me bazë në Bejrut, Al-Mayadeen, bëri të ditur se gazetarja Fatima Ftouni u vra në të njëjtin sulm në distriktin jugor Jezzine, së bashku me vëllain e saj Mohammed, i cili ka punuar si kameraman.
Sipas raportimeve, ajo ka qenë në transmetim të drejtpërdrejtë pak çaste para së të goditej.
Zyrtarë të lartë në Liban e dënuan sulmin, ndërsa presidenti Joseph Aoun e cilësoi krim të rëndë.
-
Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban
-
Tensione të larta në kufirin izraelito-libanez pas vrasjes së 11 personave
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë