Botë

Sulme masive mbi Ukrainë, të paktën 10 të vdekur

Sulmi në Sumy në Ukrainës (13 prill)

Foto: Associated Press

Dronët dhe raketat ruse kanë vrarë të paktën 10 civilë në Ukrainë në sulmet e natës të dielën, kanë thënë zyrtarët lokalë të hënën.

Shtatë vdekje janë raportuar vetëm në kryeqytet, Kiev, ku ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur njerëz që besohet se janë bllokuar nën rrënojat e një ndërtese apartamentesh pjesërisht të shembur, raporton AP.

Rusia ka sulmuar natën e së dielës me 352 dronë, 11 raketa balistike dhe pesë raketa lundrimi, kanë bërë të ditur forcat ajrore të Ukrainës. Mbrojtja ajrore ndërkohë ka bllokuar 339 dronë dhe 15 raketa para se të arrinin objektivat e tyre, thuhet në një deklaratë.

Sulmet kanë ardhur gati një javë pasi një sulm i rëndë rus ndaj Ukrainës të martën e kaluar ka vrarë 28 persona në Kiev, 23 prej tyre në një ndërtesë banimi që ishte shembur pasi kishte pësuar një goditje të drejtpërdrejtë nga një raketë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur atë sulm një nga bombardimet më të mëdha të luftës, tani në vitin e saj të katërt.

Forcat ruse kanë disa muaj që përpiqen të hyjnë më thellë në Ukrainë, përgjatë vijës së frontit prej rreth 1,000 kilometrash, megjithëse Instituti për Studimin e Luftës ka thënë se përparimi i tyre ka qenë i kufizuar.