Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me kallashnikov në Marsejë, tre të vdekur

Tre burra janë qëlluar për vdekje në një veturë në qytetin jugor francez të Marsejës, ku kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës për shkak të substancave narkotike.

Pesë persona ndodheshin në automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate, ata janë qëlluar me kallashnikovë, ka thënë policia.

Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ashtu si edhe sulmuesit e panjohur.

Policia e ka lidhur rastin me tregtinë e drogës. Kjo e çon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në Marsejë këtë vit, shkruan AFP.

Të shtënat e fundit kanë ndodhur në një zonë banimi në qytetin e dytë më të madh të Francës. Vetura që transportonte pesë burrat, të gjithë rreth të 20-ave u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës.

Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestët ishin të njohur për Policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur.

Ata thanë se një veturë e gjetur në flakë pranë vendit të ngjarjes tregon gjithashtu për dhunën e drogës, pasi kriminelët shpesh djegin veturat e tyre për të shkatërruar provat.

Artikuj të ngjashëm