Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulm me armë në Fushë-Krujë, tre të vdekur

Të paktën tre persona mbetën të vdekur në Fushë-Krujë si pasojë e një sulmi me armë zjarri pasditen e së dielës, raporton Topchannel.

Një veturë u qëllua me 60 plumba me ç’rast u përfshi nga flaka, derisa në të gjendeshin dy persona. Viktima e tretë ishte jashtë veturës.

Në fshatin Aramenas është gjetur një tjetër veturë e djegur që dyshohet se i përket sulmuesve.

Në vendngjarje gjendet grupi hetimor dhe forca të shumta policie./TCH