Tre persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur në Lubjanë të hënën.
Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të tjerëve, rreth orës 15:00 në zonën e Fuzhinës. Sipas informacioneve të uebfaqes “24ur.com” në këtë sulm ka vdekur edhe autori.
Policia e Lubjanës ka rrethuar zonën, ndërsa ka kërkuar të mos pengohet në hetimet.
Policia fillimisht kishte njoftuar për dy të plagosur, mirëpo më pas ka thënë se të plagosurit kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra. E sipas informative jozyrtare ka vdekur edhe autori.
Artikuj të ngjashëm