Negociatat që synojnë tejkalimin e kundërshtimit të Turqisë ndaj kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, kanë bërë përparim dhe një përparim edhe më i madh mund të shënohet në samitin e aleancës në Madrid, tha të martën ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde.
“Ne jemi të përgatitur për mundësinë që diçka pozitive mund të ndodhë, por gjithashtu mund të zgjasë më shumë”, i tha Linde të përditshmes Svenska Dagbladet (SvD).
Ajo ka thënë se do të qëndrojnë të durueshëm dhe do të vazhdojnë diskutimet edhe pas samitit.
Turqia ka thënë se mund ta shtyjë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO për më shumë se një vit, nëse nuk merr garanci se dy vendet nordike janë të gatshme të adresojnë çështjen e grupeve kurde në këto vende, që ajo i konsideron organizata terroriste.
Kryeministri i Finlandës ka thënë se aplikimet e dy vendeve në NATO mund të ngecin nëse çështja nuk zgjidhet përpara samitit të NATO-s që do të mbahet në Madrid.
Turqia akuzon Suedinë dhe Finlandën se po strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
-
Rutte: NATO-ja s’ka qenë kurrë më e fortë
-
Kryeministrja daneze zotohet për mbrojtjen e Grenlandës
-
Liderët e NATO-s mblidhen në Samitin në Ankara
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s