Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia e rrit shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste pas djegieve të Kuranit

Suedia e ka rritur shkallën e kërcënimit nga sulmet e mundshme terroriste në nivelin e dytë më të lartë, mes frikës së shtuar për siguri pas një vargu djegiesh të librave të shenjtë islamë që kanë shkaktuar zemërim në botë.

Ngritja e nivelit të kërcënimit nga i treti, që nënkupton “kërcënim i shtuar”, në nivel të katërt, “kërcënim i lartë” në shkallën pesë-pikëshe, autoritetet suedeze kanë thënë se Suedia është bërë një cak “prioritet” për akte terrori.

Është hera e parë që nga viti 2016 që vendi ka ndryshuar nivelin e kërcënimit në shkallën katër, raportoi AP. 

Udhëheqësja e Shërbimit të Sigurisë suedeze, Charlotte von Essen, ka thënë se Suedia po bëhet “fokus në rritje” i ekstremistëve islamë.

Ajo ka thënë se fushatat dezinformuese që e kanë paraqitur Suedinë si shtet islamofobik, kanë kontribuar në kërcënim të rritur.