Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve

Britania

Foto: Associated Press

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha të enjten se vendi po përballet me një emergjencë antisemitizmi dhe u zotua ta rrisë sigurinë për komunitetet hebraike, pas një sërë zjarrvëniesh dhe sulmit të dyfishtë me thikë që kanë ngjallur frikë dhe zemërim, raporton agjencia “AP”. 

Shkallë e kërcënimit nga terrorizmi u rrit nga i konsiderueshëm në të rëndë, pas sulmit në Londër të mërkurën. Policia e quajti atë sulm një akt terrorizmi me lidhje të mundshme me Iranin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E rëndë është shkalla e dytë më e lartë nga pesë sa janë të mundshme dhe nënkupton se agjencitë e inteligjencës e konsiderojnë një sulm shumë të mundshëm në gjashtë muajt e ardhshme. 

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Qeveria e tij “do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të zhdukur këtë urrejtje”, pasi dy hebrenj të moshave 34 dhe 76-vjeçare u therën me thikë. 

Ata janë në gjendje stabile. Një 45-vjeçar u arrestua për tentim vrasje. Ndërsa po punohet për të zbuluar nëse ka ndonjë lidhje me Iranin.