Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyra e Starmerit thotë se SHBA-ja po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

st va

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka sugjeruar se SHBA-ja po përpiqet të ndërhyjë në demokracinë britanike pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ia la fajin migrimit masiv për vrasjen e adoleshentit britanik Henry Nowak.

Zyra e kryeministrit u përgjigj pasi Vance në një postim në X pretendoi se Nowak do të ishte gjallë "nëse brezat e fundit të elitave evropiane do të kishin qëndruar kundër politikës së pushtimit masiv të emigrantëve, shumë prej të cilëve e përçmojnë Perëndimin dhe njerëzit që e duan atë".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyra e Kryeministrit duke mos e përmendur emrin e Vancet, tha se përgjigjja e saj ndaj komenteve të tij ishte se "në ditët e fundit kemi parë njerëz që përpiqen të ndërhyjnë në demokracinë tonë dhe kërkojnë të nxisin përçarje në rrugët tona".

Një zëdhënës i qeverisë tha se familja e Nowakut ka kërkuar që vdekja e tij të mos përdoret për të krijuar përçarje, urrejtje ose tension të mëtejshëm. 

Vrasja e Nowakut ka shkaktuar një protestë kombëtare, pas publikimit të pamjeve në të cilat shihen zyrtarët policorë duke e prangosur Nowakun ndërsa ai ishte në gjendje të rëndë nga plagët e shkaktuara nga thika, pasi vrasësi i tij, Vickrum Digwa, e kishte akuzuar padrejtësisht për abuzim racist. Digwa, një sikh i lindur në Britani, u dënua për vrasje me burgim të përjetshëm.