Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Starmeri kërkon përgjegjësi nga policia pas pamjeve të arrestimit të një studenti të therur me thikë

Studenti

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar të martën se “ndihej keq” duke parë pamjet e kamerave të trupit të studentit 18-vjeçar, Henry Nowak, duke u prangosur dhe arrestuar para vdekjes së tij. 

Në një konferencë për media, Starmer ka thënë se policia duhet të përgjigjet shumë shumë pyetje rreth këtij rasti.

“Ka pyetje serioze për t'u përgjigjur policia”, ka deklaruar ai, duke përfshirë faktin se si “akuzat për racizëm” informuan vendimmarrjen.

Pamjet e kamerave tregojnë Nowakun të prangosur dhe duke u thënë policëve “Nuk mund të marr frymë” pak para se të vdiste, pasi vrasësi i tij Vickrum Digwa, 23 vjeç, gënjeu oficerët në vendngjarje, duke pretenduar se ishte viktimë e një sulmi racist.

Digwa, 23 vjeç, është dënuar të hënën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nowak në Southampton në dhjetor.

Më parë, sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka thënë se vrasja e Nowak ishte “një akt i së keqes së pastër”

Edhe Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit Botë 1 muaj më parë Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit

.Ajo gjithashtu ka paralajmëruar kundër përhapjes së “dezinformatave” pasi një oficer policie, i palidhur me rastin, u identifikua gabimisht dhe u detyrua të zhvendosej për të mbrojtur familjen e tij.

Një zëdhënës i Policisë së Hampshire i ka thënë BBC-së se një oficer policie kishte dhënë dorëheqjen, por tre të tjerë të përfshirë po vazhdonin të shërbenin.

KUJDES: Pamje të rënda!