Kërcënimet ndaj Suedisë janë rritur pas djegieve të Kuranit, ka thënë kryeministri i vendit.
Duke folur një ditë pas djegies së një Kurani jashtë Parlamentit suedez, Ulf Kristersson ka theksuar se ai po punon “ditë e natë” që t’i përgjigjet situatës dhe se ishte në bisedime të ngushta me qeveritë që kanë dënuar protestat që po organizohen me djegie të librit të shenjtë.
Ai ka shtuar se Suedia është përballur me disa kërcënime, përfshirë nga Rusia, ndërsa pret hyrjen në NATO, raportoi Guardian.
Një seri protestash janë bërë në Suedi dhe Danimarke në javët e fundit, ku kopje të Kuranit janë djegur ose dëmtuar, duke nxitur kërkesa që qeveritë të veprojnë.
Kristersson ka deklaruar se nuk e ka në plan të ndryshojë ligjet e shprehjes së lirë të Suedisë, por se qeveria po shikonte mundësitë të aktivizojë politikën që ndalon djegien e Kuranit nëse paraqet kërcënim për sigurinë e vendit.
-
Autoritetet suedeze ashpërsojnë kontrollet kufitare pas rasteve të djegies së Kuranit
-
Suedia e rrit shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste pas djegieve të Kuranit
-
Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi
-
Danimarka e Suedia shqyrtojnë mundësinë për ndalimin e djegies së Kuranit
-
Kryeministri suedez distancohet nga djegia e Kuranit, kërkon qetësi e reflektim