Suedia pret të pranojë 76,000 refugjatë ukrainas në muajt e ardhshëm, pas pushtimit të Rusisë, ka bërë të ditur agjencia e migracionit e këtij vendi.
Kjo agjenci ka thënë se parashikimi ishte i pasigurt dhe paraqiti tre skenarë që varionin nga 27,000 në 212,000 refugjatë nga tani, deri në qershor.
Suedia është në procesin e përgatitjes së sallave sportive, depove dhe qendrave ekspozuese për të strehuar ukrainasit që ikin.
"Skenari më i lartë përfshin brutalitetin e zgjatur dhe të shtuar në konflikt dhe që konflikti po lëviz drejt perëndimit në Ukrainë. Fatkeqësisht, këto janë gjërat që po shohim tani”, ka thënë kreu i Agjencisë së Migracionit Mikael Ribbenvik në një konferencë shtypi.
Ndërkohë, OKB-ja ka bërë të ditur të premten se gjithsej 2.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina deri më tani, me shumicën e atyre që kalojnë në Poloni.
-
Gjermania pranoi mbi një milion refugjatë nga Ukraina
-
OKB: 45.000 ukrainas të tjerë janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit
-
SHBA-ja planifikon t’i pranojë 100 mijë refugjatë ukrainas
-
SHBA-ja ka pranuar deri më tani rreth 700 refugjatë nga Ukraina
-
1,7 milionë refugjatë e kanë lënë Ukrainën deri më tani