Qeveria suedeze ka miratuar pakon e 7-të të ndihmës për trupat ukrainase, në vlerë të 50 milionë dollarëve, shkroi BBC-ja të mërkurën.
Pakoja përfshin municion dhe sisteme artilerie sudeze Archer si dhe sisteme raketore e kundërajrore RBS70.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, duke bërë të ditur se arma Archer, është artileri e re, pjesë e municioneve të NATO-s.
Instalimi i armës së re i merr 30 sekonda për t’u vendosur në fushëbetejë, e thuhet se është krijuar për ta shkatërruar baterinë e artilerisë dhe për ta siguruar zonën e minuar.
Forcat e Armatosura të Suedisë u pajisën me këtë lloj arme në vitin 2013, derisa janë prodhuar vetëm 24 sisteme të tilla.
Luftimet mes Ukrainës e Rusisë kanë vazhduar edhe gjatë së mërkurës. Në Kharkiv u regjistruan granatime, me ç'rast një fabrikë u shkatërrua pjesërisht.
-
Suedia do të dërgojë raketa anti-anije në Ukrainë
-
Vendet skandinave do të financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën
-
Suedia do të ndajë 1,59 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën
-
Çfarë ndihma ushtarake i ka dhënë SHBA-ja Ukrainës para pezullimit
-
Suedia i dhuron pako me ndihma miliardëshe ushtrisë ukrainase