Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia, Çekia e Polonia s’po e shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë

Suedia, Republika Çeke dhe Polonia kanë thënë se s’po e shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, pasi u pyetën për komentet e bëra nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që tha se s’e përjashton këtë opsion.

Siç ka raportuar TheGuardian të martën, kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka thënë se s’do të dërgojë trupa në Ukrainë pasi “kjo nuk është një çështje e rëndësishme për NATO-n për momentin”.

“Tani ne jemi plotësisht të zënë me dërgimin e materialeve të avancuara nga Suedia në Ukrainë në mënyra të ndryshme, si shumë vende të tjera. Pra, kjo është krejt tjetër gjë. Nuk ka asnjë kërkesë as nga pala ukrainase për këtë”, ka thënë Kristersson.

Deklarimit të tij i janë bashkëngjitur edhe liderët e Polonisë dhe të Çekisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca s'ka planifikuar të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, ka raportuar TheGuardian të martën. Ai ka deklaruar se NATO-ja i ka ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës.

https://www.koha.net/bote/410748/nato-sdo-te-dergojme-ushtare-ne-ukraine/

Edhe Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë Botë Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Komentet u bënë një ditë pasi parlamenti i Hungarisë miratoi pranimin e Suedisë në NATO, dy vjet pasi ky shtet aplikoi për t’iu bashkuar Aleancës ushtarake perëndimore.

Presidenti francez ka thënë se s’e ka hedhur poshtë opsionin për dërgimin e trupave tokësore ushtarake në Ukrainë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që Rusia të mos mbizotërojë”, ka shtuar ai.