Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca s'ka planifikuar të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, ka raportuar TheGuardian të martën.
Ai ka deklaruar se NATO-ja i ka ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës.
“Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe e kemi shtuar (mbështetjen) pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por nuk ka plane për trupat luftarake të NATO-s në terren të Ukrainës”, ka thënë ai.
Kundër kësaj janë shprehur edhe Gjermania, Suedia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke.
Kundër dërgimit të trupave ushtarake ka dalë edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Edhe
Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë
Ajo thënë se ndihma për Ukrainën nuk nënkupton edhe dërgim të trupave ushtarake atje. Ajo ka thënë të martën se qëkur Rusia e ka nisur agresionin mbi Ukrainë, vendet aleate e kanë përkrahur Kievin zyrtarin.
"Kjo mbështetje nuk nënkupton edhe prezencë të trupave nga vendet evropiane ose nga NATO-ja në territorin ukrainas", ka thënë Meloni.
-
Shefi i Pentagonit: SHBA-ja s’do të dërgojë trupa në Ukrainë
-
Rusia paralajmëron “përshkallëzim të pakontrollueshëm”, s’e do NATO-n si paqeruajtëse në Ukrainë
-
Stoltenberg thotë se Hungaria u pajtua të mos e bllokojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën
-
Polonia s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë