Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia e fuqishme në Kaliforni shkakton përmbytje

Një stuhi e Paqësorit që goditi zonat bregdetare të Kalifornisë dhe bllokoi shoferët, ishte gati të lëvizte në zonën juglindore të shtetit deri të premten, duke sjellë kërcënime për përmbytje në një zonë që shtrihet nga San Diego në shkretëtirën Mojave dhe madje edhe në pjesë të Arizonës.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për qytetarët se kur ka rrezik për përmbytje.

Shqetësim ishte se disa zona mund të përmbyten në deri 2.5 centimetra në vetëm një orë, që mund të jetë e rrezikshme, raportoi AP.

Reshjet përmbytën zonat në qytetet Port Hueneme, Oxnard dhe Santa Barbara.

Ekspertët e kanë quajtur “stuhi dramatike” dhe nga më të rënda në vjet.