Një nga stuhitë më të mëdha në historinë e Kalifornisë Jugore filloi të zbutet të martën pasi goditi Los Angelesin me gati gjysmën e reshjeve sezonale në vetëm dy ditë.
Edhe pse shiu po filloi të ndalej, stuhia kishte shkaktuar tashmë më shumë se 300 rrëshqitje dheu dhe zyrtarët paralajmëruan se mund të ketë edhe më shumë.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se vërshimet mund të vazhdojnë edhe të mërkurën.
Ekipet janë përgjigjur në 307 situata kur dheu ka rrëshqitur. Por, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të vdekur nga stuhia, raportoi AP.
Shumica në pjesën jugore të Kalifornisë po mbikëqyren për vërshime dhe autoritetet i kanë paralajmëruar njerëzit që të jenë të vëmendshëm për shkak të rrezikut për ngritjen e nivelit të lumenjve dhe rrezikut nga mbytja.