Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Studimi thotë se numri i të infektuarve në Wuhan është 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare

Foto: Reuters

Afër 500,000 njerëz në Wuhan mund të kenë qenë të infektuar me COVID-19 sipas një studimi

Gati 5 për qind e njerëzve në qytetin Wuhan të Kinës mund të kenë qenë të infektuar me COVID-19, thotë një studim nga studiuesit e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Kinës.

Popullsia e Wuhanit vlerësohet të jetë 11 milionë, që nga ta, studimi sugjeron se afër 500,000 njerëz mund ta kenë pasur virusin.

Nëse është e vërtetë, atëherë kjo është pothuajse 10 herë më e lartë se shifra zyrtare e regjistruar në Wuhan, me 50,354 raste.

Rastet asimptomatike nuk numërohen në shifrat zyrtare të Kinës, shkruan BBC.

Studimi mori mostra nga 34,000 njerëz në këtë qytet dhe në provincën Hubei, Beijing dhe Shanghai dhe në katër provinca të tjera.

Edhe Më shumë se 88 milionë njerëz të infektuar me COVID në qytetin e tretë më të populluar në Kinë Botë Më shumë se 88 milionë njerëz të infektuar me COVID në qytetin e tretë më të populluar në Kinë

Studiuesit gjetën një përhapje të antitrupave prej 4.43 për qind në Wuhan dhe 0.44 për qind në provincën Hubei.

Kina në fillim të vitit ishte akuzuar për mungesë të transparencës për të dhënat e të infektuarve, duke zgjuar dyshimin nëse numrat e tyre duhej besuar.