Qyteti kinez Wuhan, vendi ku shpërtheu pandemia Covid-19, më 23 maj raportohet të ketë kryer 1,146,156 testime, kurse një ditë më herët kishte bërë 1,470,950 testime, raporton Reuters.
Më 14 maj Wuhani kishte nisur fushatën për të zbuluar personat asimptomatikë, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy qytet ishte dalë nga karantina më 8 prill.
Numri i të infektuarve në Kinë është mbi 84 mijë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, derisa janë shënuar 4638 viktima. Numri i të shëruarve në këtë vend shkon mbi 79 mijë.