Studiuesit besojnë se në të ardhmen mund t’i shërojnë dëmet që u janë shkaktuar pacientëve me sulm në zemër.
Gjatë sulmit, gjaku dhe oksigjeni shkëputen nga zemra, duke shkaktuar që qelizat e muskujve të humbasin dhe të vdesin.
Qëllimi është që të dorëzohen qelizat burimore në zemër, pasi këto mund t’i rigjenerojnë në mënyrë efektive zonat ku indet janë dëmtuar.
Deri më tash, hulumtimi është testuar vetëm në minj të shëndetshëm, në laboratorin e Universitetit të Mançesterit.
Gjeli me qeliza staminale ka mbijetuar për dy javë pasi u injektua në zemra.
Studiuesja kryesore, Katharine King, ka shpjeguar se ky hulumtim tregon me sukses që gjeli nuk shkakton dëme dhe mund të veprojë si formacion për qelizat burimore, kurse në fazën e radhës ka mbetur të shihet nëse qelizat staminale mund të dërgohen në zemër në atë mënyrë që ta riparojnë dëmtimin e indeve në zemër.
Hulumtimi është financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, organizatë bamirëse kërkimore në Britani, e cila fokusohet në sëmundjet e zemrës të llojeve të ndryshme.
Edhe
Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese
Organizata bamirëse ka bërë të ditur se më shumë se shtatë milionë e gjysmë njerëz në vend jetojnë me sëmundje të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, kurse çdo vit 47 mijë njerëz vdesin si rezultat.
Kirurgjia e qelizave staminale tashmë është përdorur gjerësisht për të gjeneruar inde riparuese. Në Zvicër, kirurgët i kanë rritur qelizat staminale në kërc, i cili është transplantuar në gjunjë të dëmtuar.
-
Ndryshimet në rutinë që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sulm në zemër
-
Kontrolli për kancerin e gjirit mund ndihmojë në zbulimin e rrezikut për sëmundje të zemrës
-
Shkencëtarët shërojnë diabetin e tipit 1 te minjtë, pa terapi që dëmton imunitetin
-
Po testohet nëse modifikimi i gjeneve mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak