Më shumë se 15,000 protestues janë mbledhur në Athinë të enjten për të kundërshtuar planet e Qeverisë për të lejuar universitetet private në vend që nga viti i ardhshëm.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta që shkruanin “duart larg edukimit” teksa shkonin jashtë ndërtesës kryesore të Universitetit të Athinës, raportoi AP.
Një shkrim gjigant u shpalos në hyrje dhe shkruante: “Përfitimet e tyre ose Edukimi jonë”.
Qeveria dëshiron të lejojë universitetet e jashtme të krijojnë degë në Greqi që do të funksiononin sipas sistemit kombëtar për studentët.
Kundërshtarët e këtij plani kanë thënë se kjo do të nënvlerësonte universitetet publike, shumica e të cilëve veçse kanë vështirësi financiare.
Parlamenti pritet të votojë për ligjin mbi edukimin në fund të muajit.
-
Planet për universitete private në Greqi, vazhdojnë protestat në Athinë
-
Qindra grekë protestojnë kundër pagave të ulëta
-
Mbahen protesta pro-palestineze në kampuset e universiteteve italiane
-
Protesta të dhunshme në Greqi, studentët përplasen me policinë
-
Më shumë se 25 mijë njerëz në rrugë, në Greqi vazhdojnë protestat për përplasjen e trenave