Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Ukraina ka nevojë për një rritje “të konsiderueshme” të armëve në një moment thelbësor ndaj agresionit rus, raportoi Reuters.
Ai deklaroi të mërkurën se aleatët perëndimorë duhet t’i ofrojnë më shumë armë Ukrainës, “për të arritur një zgjidhje paqësore të negociuar”.
“Ky është moment kyç në luftë dhe ka nevojë për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Ukrainës”, tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Pos tankeve, sipas Stoltenbergut, Ukraina ka nevojë për më tepër sisteme dhe forca të blinduara të mbrojtjes ajrore si dhe të municionit.
Stoltenbergu shtoi se situata përgjatë vijës së frontit është stabilizuar javëve të fundit, por siç theksoi ai, luftimet e ashpra në Bakhmut, treguan rëndësinë e sigurimit të më tepër armëve, për të mbështetur Ukrainën.
Edhe
Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023
Vendet perëndimore, e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dorëzuar miliardë euro Ukrainë qëkur nisi agresion rus më 24 shkurt të 2022-s.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të vazhdueshme që të ndihmohet vendi, pasi siç ishte shprehur ai, nëpërmjet këtyre ndihmave, Perëndimi do të dilte pro demokracisë.
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Stoltenbergu bën thirrje për mbështetje afatgjate për Ukrainën