Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në konferencën e NATO-s në Bruksel, e cila iu kushtua situatës në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe, por “përkundrazi, po përgatitet për më shumë luftë, për ofensiva të reja dhe sulme të reja”.
Stoltenberg dënoi sërish pushtimin rus të Ukrainës. Ai ka thënë se Putini bëri dy gabime të mëdha strategjike.
“Ai nënvlerësoi forcën dhe guximin e popullit të Ukrainës dhe forcave të saj të armatosura, dhe nënvlerësoi unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s dhe partnerëve të saj”, ka thënë ai.
Ai shton se aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën dhe rithekson se aleanca perëndimore do ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
-
Stoltenberg: Gabim i madh historik nëse NATO-ja e lejon Putinin të triumfojë
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina