Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka filluar takimet me krerët shtetërorë në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoninë e Veriut.
Pasi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Stoltenberg bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, gjegjësisht Këshillit Veriatlantik, arritën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u organizua pritje solemne për nder të tyre.
Përpos Xhaferit, në Kuvend të pranishëm ishin edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, si dhe diplomatë të vendeve të ndryshme.
Ndërkohë sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ai do të realizoj takim dypalësh me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka do të mbahet takim i Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Gjithashtu, shefi i NATO-s do të takohet edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.
Edhe
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit
Këshilli Veriatlanik është trupi kryesor politik që sjell vendime në NATO. Këshilli i mbikëqyr politikat dhe proceset ushtarake në lidhje me çështjen e sigurisë që ndikojnë në Aleancë. Atë e përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve, ndërsa kryesues është Sekretari i Përgjithshëm.
Kjo është vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Këshillit Veriatlantik në Shkup pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e vendit në Aleancë./Alsat/
-
Maqedonia e Veriut mori ftesën për t’iu bashkuar NATO-s
-
Stoltenberg: Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në rrugë të duhur
-
Stoltenberg paralajmëron mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë V. në NATO brenda dhjetorit
-
Stoltenberg: Me padurim presim Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s