Shkup, 18 janar – Para selisë së NATO-s ende ka vend për flamuj të rinj, porositi në fjalimin para deputetëve në parlamentin maqedonas, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se dera e NATO-s mbetet e hapur për anëtarë të rinj.
“Duke e parë flamurin e Malit të Zi si u valvit për herë të parë para selisë së NATO-s vitin e kaluar, këtë e ndiej si moment shumë të rëndësishëm. Ende ka vend për shumë flamuj para selisë së NATO-s. Vendet anëtare janë inspiruar nga përkushtimi dhe entuziazmi juaj për hyrjen në Aleancë, ndërsa NATO-ja dëshiron që të keni sukses”, tha Stoltenberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi përshëndeti qeverinë maqedonase dhe përpjekjet e saj për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin dhe e inkurajoi ta vazhdojë këtë rrugë.
“E përshëndes vullnetin e qeverisë suaj, e cila është e vendosur të zgjidhet kjo çështje. Takimi i djeshëm i negociatorëve nën mbështetjen e OKB-së në Nju Jork është edhe një hap i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm”, shtoi ai.